Interi mposht Atletico Madridin në International Champions Cup

E publikuar: 12/08/2018 02:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi ka fituar ndaj Atletico Madridi me rezultat minimal 1-0 në kuadër të ndeshjeve të International Champions Cup.

Nerazzurrët janë treguar më të fortë në miqësoren para-sezonale për International Champions Cup të zhvilluar në Wanda Metropolitano.

Pjesa e parë e ndehsjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm italianët atë të cilët gjetën rrugën e rrjetës.

Ishte sulmuesi i talentuar argjentinas, Lautaro Martinez, i cili shënoi në minutën e 31-të një supergol për 1-0.

Ky gol i argjentinasit i dërgoi gjigantët italian në pushim me epërsi minimale.

Në pjesën e dytë, sikurse Luciano Spalletti ashtu edhe Diego Simeone bënë shumë ndryshime duke provuar lojtarë të rinj dhe rezervistë për t’i bërë gati për fillimin e sezonit.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të gjej rrugën e rrjetës në këtë pjesë edhe përkundër rasteve të shumta nga të dyja ekipet.

Kështu, pas 90 minutave lojë Interi fitoi me rezultat minimal 1-0 dhe nga tri ndeshjet e zhvilluara në këtë turne ka dy fitore dhe një barazim. /Telegrafi/