Interi me përmbysje dramatike pas dy golave në fund të takimit

E publikuar: 28/06/2020 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Parma e Dermakut është treguar e pafuqishme duke u dorëzuar ndaj Interit në fund të takimit.

Pas barazimit me Sassuolon, Interi është kthyer te fitorja në Serie A.

Interi pësoi herët gol, në minutën e 15 realizoi për 1-0 Gervinho.

Nga ky moment, Conte përdori të gjitha kartat deri në fund të takimit dhe kur u pa se asgjë nuk po funksionon, ndodhi përmbysja dramatike.

Interi i Contes shënoi dy gola të shpejtë në minutat 84’ dhe 87’ për të marrë tri pikë të arta me përmbysje në udhëtim te Parma.

De Vrij dhe Bastoni shënuan për Interin në fundin dramatik. /Front Online/