Interi ka marrëveshje me De Vrijn

E publikuar: 15/03/2018 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi raportohet se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e  Lazios, Stefan de Vrij dhe është duke u punuar për detajet e fundit të kontratës.  

Mbrojtësi i qendrës mbetet pa kontratë gjatë verës , ndërsa Biancocelestët kanë dështuar të bëjnë marrëveshje me të.

Nga tani klubet janë të lira që të nënshkruajnë me lojtarin, ku Interit mbetet i avantazhuar për të nënshkruar me të.

Sipas Gazzetta dello Sport, klubi me lojtarin kanë arritur marrëveshje.

Ajo çfarë ka mbetur të mbyllet janë detajet e fundit në kontratën e tij.

Prandaj pritet që kontrata e De Vrij së shpejti të depozitohet me federatë, përpara se të bëhet njoftimi zyrtar i një marrëveshjeje para kontratës.

De Vrij ka pasur oferta të mëdha në dimër, por që Lazio nuk e lejoi. /Telegrafi/