Interi i futet në garë Juventusit për Emre Can

E publikuar: 07/12/2017 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi është futur në garë për mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can, që kërkohet edhe nga Juventusi. 

Gjermani mbetet pa kontratë, ndërsa Bianconerët janë në bisedime me lojtarin që nga vera e shkuar.

Can mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe që nga janari mund të zgjedh skuadrën e re.

Lajmet e fundit atë e lidhin me një kalim të sigurt te Juventusi.

Tuttosport shkuan se Interi po ashtu është i interesuar, pasi e sheh si një mesfushor që mund t’i kryejë punë në formacionin 4-3-3.

Juve mbetet në epërsi, por nëse Nerazzurrët futen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, atëherë mund të jenë joshës për gjermanin.

Can po zhvillon një sezon jashtëzakonisht të mirë me Liverpooli. /Telegrafi/