Interi gjurmon gjithë Evropën për një mbrojtës të krahut të djathtë, ka katër alternativa

E publikuar: 12/07/2018 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi ka hedhur rrjetën dhe është në kërkim të gjerë për të gjetur një nënshkrim të ri për pozitën e mbrojtësit të djathtë.

Nerazzurrët janë rikthyer në Ligën e Kampionëve pas gjashtë vitesh dhe tani synojnë të jenë konkurrues qysh në sezonin e tyre të parë.

Gjigantët italianë kanë nënshkruar tashmë me pesë lojtarë të rinj, por kjo nuk është e tëra pasi duan ende përforcime.

Sipas Gazzetta dello Sport, Interi po gjurmon gjithë Evropën për të gjetur një mbrojtës të ri të krahut të djathtë për skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti.

Spalletti dëshiron një mbrojtës të krahut të djathtë 

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian dhe Alessandro Florenzi i Romës, janë të dy duke u konsideruar – dhe vlerësohen nga 20 milionë euro.

Edhe mbrojtësi kroat i Atletico Madridit, Sime Vrsaljko gjithashtu po gjurmohet, ashtu sikurse italiani Davide Zappacosta.

Mediumi italian sugjeron që mbrojtësi i Chelseat tani po shfaqet si më i mundshmi që do të nënshkruhet nga Interi në ditët e ardhshme.

Si emër i mundshëm është përmendur edhe mbrojtësi i talentuar i Bayer Leverkusenit, Benjamin Henrisch. /Telegrafi/