Interi gjen trajnerin e ri, nuk janë Conte e Simeone

E publikuar: 15/05/2017 08:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi është hedhur në sulm për Mauricio Pochettinon
Interi është duke shikuar mundësinë që sezonin e ardhshëm të ulet në stolin e klubit italian, trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, pasi Antonio Conte nuk do të largohet nga Chelsea.

Interi shkarkoi të martën Stefano Piolin pas vetëm gjashtë muajsh në krye të klubit, para tij kishin shkarkuar trajnerin, Frank de Boer, saktësisht në tetor.

Nuk është sekret se interi e dëshiron Conten, por italiani ka konfirmuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Stamford Bridge, menjëherë pasi fitoi Premierligën.

Interi gjithashtu ka kohë që mendon për Diego Simeonen, por argjentinasi mendon se ende nuk ka ardhur koha që ai t’i drejtojë italianët, pavarësisht se ka shpreh dëshirë vite më parë.

Sipas Sky Sport Italia, Interi ka kthyer tani sytë kah Pochettino. Klauzola e lirimit të trajnerit nga Tottenhami besohet të jetë pesë milion euro.

Sky Sports bën të ditur se interi ka bërë gati 10 milionë euro në sezon për Pochetinon dhe e dëshiron në San Siro sezonin e ardhshëm, pasi klubi dëshiron të ndërtojë një skuadër të fuqishme për t’iu rikthyer garës në Ligën e Kampionëve. /Express/