Interi futet në garë për talentin francez Tousart

E publikuar: 24/03/2018 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra italiane Inter po dëshiron ta përforcojë mesfushën për edicionin e ardhshëm.

Neroazzurët gjatë janarit kanë transferuar Rafinhan nga Barcelona por nuk do të ndalen me kaq.

Emri i ri në listën e Luciano Spallettit është talenti francez, Lucas Tousart.

20-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me Lyonin dhe Kombëtaren e Francës U21.

Kjo ka bërë që edhe Interit të futet në garë për transferimin e tij.

Lucas Tousart (Photo /Getty Images)

Përveç klubit italian, Tousart po ndiqet edhe nga PSG, Bayern Munich, Juventus dhe Napoli.

Gjithsesi Lyon pret të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e mesfushorit qendror.

Tousart iu bashkua klubit francez Lyon në vitin 2015 nga Valenciennes për një shumë rreth tre milionë euro.

Reprezentuesi francez ka kontratë me Lyonin deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/