Interi fillon bisedimet për Rodriguezin dhe Fabinhon

E publikuar: 20/04/2017 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, është takuar me agjentin Jorge Mendes për të diskutuar për James Rodriguezin dhe Fabinhon.Drejtori i Nerazzurrëve ishte i pranishëm në Stade Louis II ku pa nga afër ndeshjen Monaco – Borussia Dortmund.

Sipas Corriere dello Sport, Ausilio është takuar me Jorge Mendesin për të biseduar për dy lojtarë në veçanti .

I pari është ylli i Real Madrid, James Rodriguez, që për të Los Merengues kërkojnë 60 milionë euro.

Lojtari i dytë që pëlqehet është Fabinho i Monacos që ka një çmim prej 30 milionë euro.

Suning Group është i gatshëm të pagujë për lojtarët.

Problem mbetet mungesa e Interit edhe për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe mund të ndodh që të humbasin vendin edhe në Ligën e Evropës. /Telegrafi/