Interi edhe ndaj Rapidit pa Icardin, formacionet zyrtare

E publikuar: 21/02/2019 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi ka bërë një hap të madh për të kaluar në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.

Skuadra italiane ka marrë fitore në ndeshjen e parë përballë Rapidit të Vjenës në Austri.

Neroazzurrët triumfuan me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga Lautaro Martinez.

Interi do të kërkojë fitore edhe në ndeshjen e dytë për të kaluar tutje në Ligën e Evropës, ky synon ta fitojë këtë trofe.

Trajneri Luciano Spalletti edhe në këtë takim nuk do të mund të llogaris në shërbimet e ish-kapitenit Mauro Icardi.

Në anën tjetër Rapidi në këtë takim do të jetë pa sulmuesin shqiptar Veton Berisha që mungon për shkak të kartonëve.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanovic, Cedric, Ranocchia, Skriniar, Asamoah, Vecino, Brozovic, Candreva, Nainggolan, Perisic, Lautaro.

Rapid: Strebinger, Sonlleitner, Hofman, Bolingoli, Potzmann, Ljubicic, Grahovac, Murg, Ivan, Knasmullner, Pavlovic. /Telegrafi/