Interi e Unitedi në garë për Tolisson

E publikuar: 10/06/2020 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi dhe Manchester Unitedi janë duke garuar për transferimin e mesfushorit francez të Bayern Muenchenit, Corentin Tolisso, bën të ditur “RMC Sport”.

Tolisso 25-vjeçar i është bashkuar Bayernit nga Lyoni për 41.5 milionë euro në verën e vitit 2017. Tolisso ka luajtur 24 ndeshje për Bayernin këtë stinor, ndërsa aktualisht është jashtë fushe shkaku i një lëndimi të kyçit të këmbës.

Bayerni po i kërkon 35 milionë euro për ta liruar Tolisson. Interi dhe Unitedi janë gati të paguajnë këtë shumë. Tolisso ishte kërkuar nga Interi edhe para tri vjetëve./Koha.net/