Interi e ka gati ofertën për Sandro Tonalin, ‘Andrea Pirlon e ri’

E publikuar: 17/10/2018 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi është gati të paguajë çmimin e kërkuar nga Brescia për mesfushorin e ri, Sandro Tonali, i cili është etiketuar si ‘Andrea Pirlo i ri’.

18-vjeçari ka tërhequr interesim nga shumë klube evropiane falë paraqitjeve me klubin nga Serie B dhe moshat e reja të Italisë.

Sandro Tonali (Foto: Dino Panato/Getty Images/Guliver)

Lëvizjet, pozicionimet taktike dhe madje edhe ecja, futbolldashësve ua kujton legjendën Andrea Pirlo, i cili po ashtu ka dalë nga Akademia e Brescias.

Derisa Roma, Milani dhe Chelsea kanë shprehur interesim për Tonalin, Sport Mediaset bën të ditur se Interi tashmë e ka gati ofertën.

Sandro Tonali (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Sipas njoftimit, Nerazzurrët janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro për mesfushorin.

Kjo ofertë është e përafërt me çmimin që e kërkon klubi që e pronëson Tonalin dhe në rast të ofertës nga zikaltrit, Brescia mund ta pranojë.

Mirëpo, natyrisht se klubi nga Serie B, por edhe lojtari, do t’i shqyrtojnë ofertat nga klubet tjera, ashtu që Interi do të ketë konkurrencë për sigurimin e nënshkrimit të tij. /Telegrafi/