Interi do t’ia zbret klauzolën e largimit Icardit, nëse e nënshkruan kontratën e re

E publikuar: 25/02/2019 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi është i përgatitur të heqë klauzolën e blerjes së Mauro Icardit në bisedimet për kontratën e re.

Negociatat po vazhdojnë midis shefit të Interit, Beppe Marotta dhe gruas së futbollistit dhe agjentes, Wanda Nara.

“La Repubblica” shkruan sot se Marotta është i gatshëm të shkurtojë çmimin e largimit të sulmuesit në mënyrë që arrihet një marrëveshje afatgjate.

Me një çmim blerje prej 110 milionë eurove, Marotta po ofron që klauzola e largimit të ulet në 80 milionë euro për ta bindur reprezentuesin argjentinas.

Gjesti shihet si një tjetër tregues se menaxhmenti i klubit dëshiron të mbajë lojtarin pavarësisht se i morën dy javë më parë shiritin e kapitenit.

Ditë më parë “Corriere dello Sport” ka zbuluar një propozim të ri që përfshin një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 6.5 milionë euro për sezon, plus bonuse të lidhura me paraqitjen.

Ndryshe, 26-vjeçari thuhet se pritet që të largohet gjatë verës për tek Real Madridi ose Juventusi. /Telegrafi/