Interi dhe Lazio ende në betejë për sulmuesin e Chelseat

E publikuar: 10/06/2020 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi, Lazio dhe Tottenhami vazhdojnë të bëjnë betejë për Olivier Giroud, pasi nuk kanë hequr dorë nga sulmuesi francez pavarësisht se ai e vazhdoi kontratën me klubin nga Premierliga.

Giroud pritej të ishte lojtar i lirë këtë verë dhe ishte shumë pranë kalimit në Inter  në afatin kalimtar të janarit, transmeton Front Online.

Sipas mediave britanike, zgjatje e kontratës për një vjet nuk ia siguron të ardhmen në Londër francezit, por është thjesht garanci që ai të mos largohet si lojtar i lirë.

Interi dhe Lazio janë ende të gatshëm për ta marrë sulmuesit 33-vjeçar.

Por ata përballen me konkurrencë nga Tottenhami i Jose Mourinhos. /Front Online/