Interi cakton kufirin e pagës së Icardit, të martën takimi me Wandan

E publikuar: 12/01/2019 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi pritet që të takohet me Wanda Naran që të diskutojë për kontratën e re të Mauro Icardit dhe paga prej 7 milionë eurosh e ofruar ende është nën pritjeve të lojtarit.

Këtë javë gruaja e sulmuesit argjentinas që është njëkohësisht agjentja e tij, deklaroi se ekziston rrugë e gjatë deri te rinovimi te Interi.

Corriere dello Sport sugjeron se Nerazzurët po punojnë fuqishëm që të realizohet rinovimi.

Kërkesa ishte për një pagë prej 10 milionë eurosh në vit, por raportohet se oferta në tavolinë është 7 milionë euro në vit plus bonuset deri në qershor të vitit 2023.

Ekziston një klauzolë në kontratën e Icardit, por që është valide për klubet jashtë Italisë mes 1 dhe 15 korrikut.

Një takim mes Wandas dhe Interit pritet që të mbahet të martën.

Interi u tha se kishte kërkuar ndërrimin e agjentit nga lojtari, por këto spekulime i hodhi poshtë vet lojtari duke dalë në mbrojtje të gruas së tij. /Telegrafi/