Interi bën ofertë marramendëse për Sanchezin (Foto)

E publikuar: 15/08/2016 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta transferojnë Alexis Sanchezin nga Arsenali gjatë kësaj vere
E ardhmja e Alexis Sanchez në Arsenal është në dyshim. Lojtari kilian dhe klubi kanë ngecur në negociatat për vazhdimin e kontratës.

Kurse, drejtuesit e Interit dëshirojnë të përfitojnë nga kjo situatë, dhe janë të gatshëm ta transferojnë ish sulmuesin e Barcelonës nga Arsenali gjatë kësaj vere.

Sipas The Sun, Neroazzurrët janë të gatshëm të shpenzojnë 69 milionë funte (80 milionë euro) për Sanchezin, derisa lojtarit pritet t’i ofrojnë një pagë prej 8 milion euro në sezon.