Interi arrin marrëveshje me UEFA-n, asnjë lojtarë i madh nuk mbetet jashtë listës së Ligës së Kampionëve

E publikuar: 09/08/2018 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi ka arritur marrëveshje me UEFA-n në lidhje me penalizimet që i janë bërë rreth listave për garat evropiane dhe tani nuk do të ketë fare kufizime.

Një lajm i mirë ka ardhur gjatë ditës së sotme për Interin, para rikthimit të tyre në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Lista e UEFA-s që do të dorëzohet në Nyon që do të jetë e kufizuar në 22 elementë (16 lojtar të lirë, katër produkte të futbollit italian dhe dy nga shkolla e klubit) aktualisht nuk e detyron Spalletin të vazhdojë me përjashtime të dhimbshme m të lojtarëve të mëdhenj.

Sipas Corriere dello Sport, puna e madhe e bërë në muajt e fundit nga drejtuesit e klubit kanë bërë që të gjendet një marrëveshje në mes të korrikut me UEFA-n.

Interi pritet të jetë i kompletuar në listën e Ligës së Kampionëve (Getty Images)

Kur harton listën e ‘Championsit’ për sezonin 2018-19, Interi duhet të respektojë kufizimet e ngjashme, por jo identike me ato të listën së Ligës së Evropës 2016-17, pasi Nerazzurrët mund t’i fusin në listë blerjet e reja për një vlerë të ngjashme me atë të shitjeve të bëra.

Ky mekanizëm është i përshtatshëm, pasi klubi italian mund të llogarisë si plusvalenca edhe shitjen e lojtarëve si (Murillo, Eder, Banega, Medel), por edhe ata to ardhura nga ata që nuk ishin në lista evropiane, si Kondogbia, Jovetic dhe të rinjtë e akademisë.

Të gjitha blerjet e kësaj vere priten të jenë në listën evropiane të Interit

Në fakt, për Interin lista e fundit nuk është më pikë fillimi për hartimin e tjetrës, pasi përndryshe do të kishte qenë shumë dhimbse.

Pasi që Gardini, Ausilio dhe Baccin në katërmbëdhjetë muajt e fundit kanë punuar mirë, thesari që del në këtë kohë lejon që Interi të përfshijë të gjitha elementet në listë (përfshirë Dalbert, Skriniar, Gagliardini, Vecino dhe blerjet e reja të sezonit 2018 -19).

Megjithatë, është e qartë, që nëse ka ardhje të reja të rëndësishme, puna do të jetë më ndryshe, sepse në atë moment do të duhet të ketë largime të tjera për të bërë më shumë hapësirë, por për momentin lista është në rregull. /Telegrafi/