Interesim i mediave turke për vizitën e kryetarit Haziri në Turqi (Foto)

E publikuar: 05/04/2015 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe nënkryetari Komunës Rexhep Kadriu me delegacionin gjilanas është vlersuar nga mediat turke si një vizitë e suksesshme dhe vllazërore, e cila kontribuon në  thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor në mes të dy qyteteve, atyre të Yildirem-Brusa dhe Gjilanit.

Kryetari Haziri me delegacionin nga Gjilani, para disa ditëve me ftesë të kryetarit të komunës së Yilderim-Bursa, Hakki Edebali pati kënaqësi ta vizitoj këtë qytet me qëllim të vazhdimit të marrëdhënieve miqësore mes këtyre dy qyteteve. Fillimisht kryetari Haziri mbajti një fjalim të shkurtër në Asamblenë Komunale të këtij qyteteti.

Në një takim të veçantë me kryetarin e Yilderim-Bursa, z. Hakki Edebali, kryetari Lutfi Haziri ceku rëndësinë e kësaj vizite me dëshirën e krijiimit të mundësive për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor të këtyre dy qyteteve.

Me këtë rast, Haziri ftoi  z. Edebali ta vizitoj Gjilanin në muajt e ardhshëm. Kryetari  Edebali me respekt dhe kënaqësi të madhe pranoi ftesën e kryetarit Haziri dhe kërkoi që t’i dorëzohen projektet e para nga Komuna e Gjilanit për zhvillimin ekonomik. Në përbërje të delegacionit turk do të jenë edhe shumë afaristë, të cilët, janë të gatshëm të investojnë në komunën e Gjilanit.

Kryetari Edebali tha se komuna e Bursas ka mbi 600 fabrika të profileve të ndryshme dhe mbi 17 miliard euro ekport në nivel vjetor.

“Në mesin e këtyre afaristëve është një numër i madh i biznismenëve me prejardhje nga Gjilani dhe Kosova, të cilët, janë të gatshëm të  investojnë në qytetin tuaj”, tha Edebali.

Haziri takoi edhe ambasadorin e nderit të Kosovës, Faredin Gylene, i cili është me prejardhje nga Gjilani, njëkohësisht edhe pronar i rjetit të fabrikave “ERMETAL” të cilat prodhojnë pjesë për  industrinë e automobilëve ‘Fiat’ ,’’Peugeot” dhe “Citroen”.

Në vazhdën e takimeve të shumta me biznesmenë, Haziri pati takime me  pronarin e fabrikës “INOKSAN” z.  Vehbi Varlik, fabrikën e tekstilit “SENEMTEKSTIL” me pronar Jakup Ileri  dhe shumë afaristë të tjerë.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, kryetari Haziri ka takuar edhe qytetarët shqiptarë nga Kosova e Gjilani, të cilët, tash e një kohë të gjatë jetojnë në Bursa të Turqisë, e të cilët  shprehën hallet dhe brengat e tyre me nostalgji të madhe për vendlindjen.

Kosova dhe Gjilani është gjithmonë më afër neve kur kemi vizita të tilla, thanë, ndër të tjera, bashkëatdhetarët tanë.

“E di që politikat hegjemoniste dhe buka e gojës ju hodhi nëpër botë, por Kosova është toka e juaj dhe vendi juaj dhe ne do të jemi gjithmon pran jush”, ka thënë nga ana tjetër kryetari  Haziri.

Ndryshe, vizita e kryetarit Haziri në Turqi nga mediat turke është vlersuar si një vizitë miqësore në mes të dy shteteve dhe qyteteve, me shpresë të krijimit të kushteve për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor.

Displaying 1.jpeg

Displaying 2.jpeg

Displaying 3.jpeg