Interesim i madh që në orët e para të mëngjesit për biletat e ndeshjes Kosovë-Maltë

E publikuar: 09/10/2018 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E marta për tifozë e futbollit Kosovë ka filluar me një tjetër pritje të madhe në pikat e IPKO-s në Prishtinë për biletat e ndeshjes Kosovë-Maltë.

Fillimisht biletat ishin dal në shitje të hënën nga ora 17:00, por nga interesimi i madh, ishte ndërprerë shitja e tyre në mbrëmje.

Edhe sot (e martë) që nga ora 08:00 e mëngjesit qindra qytetarë janë mbledhur, duke shpresuar se do të sigurojnë bileta për të parë Përfaqësuesen e Kosovës nga afër të enjten.

Dje Policisë së Kosovës  ndërhyri për të qetësuar dhe larguar turmën, por shpresojmë që sot mos të ndodh kjo.

Qytetarët kërkojnë nga Federata e Futbollit të Kosovës që për ndeshjet tjera të këtë edhe shitje të biletave në internet, por edhe më shumë pika të shitjes pasi tani janë vetëm tri në Prishtinë.

Gjithashtu një tjetër problem i madh është edhe numri i madh i biletave në tregun e zi.

Ndeshja është në kuadër të Ligës D, Grupi 3 të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/