Interesante, bllokohet telefoni i Jamie Vardy pas ndeshjes me Gjermaninë

E publikuar: 29/03/2016 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta prestixhioze angleze, “The Times” ka publikuar një histori interesante. Jamie Vardyt i është bllokuar telefoni pas ndeshjes miqësore me Gjermaninë.
Sulmuesi i Leicester shënoi një gol të bukur në këtë ndeshje sa për të konfirmuar topformën që po kalon në Premierligë.
“Pas ndeshjes kisha marrë qindra, mijëra mesazhe në telefon. Kur unë hapa telefonin pashë gjithë ato mesazhe dhe kur fillova së shfletuari ai më është bllokuar. Pra goli im më ka lënë pa telefon” ka thënë në humor Vardy.