Inter ofertë marramendëse për yllin italian

E publikuar: 31/05/2017 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se Interi e ka bërë një ofertë tronditëse për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.
Sulmuesi italian 23-vjeçar i ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar shtatë asiste për Torinon këtë edicion, ndërsa në kontratë e ka një klauzolë për lirim e tij në vlerë prej 100 milionë euro, transmeton Express.

Por, kjo klauzolë vlen vetëm për klubet jashtë Italisë, dhe Tuttosportn raporton se ‘Nerazzurri” janë të gatshëm që t’i ofrojnë 70 milionë euro plus tre lojtarë për t’i Belottin.

Në marrëveshjen do të përfshihen Andrea Ranocchia, Davide Santon dhe një lojtar tjetër i paidentifikuar.

Megjithatë, raportohet se Torino e ka refuzuar këtë ofertë.