Inter-Milan: Formacionet e mundshme, Spalletti i beson Politanos

E publikuar: 20/10/2018 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmja e së dielës është e dedikuar vetëm për Derby della Madonnina mes Interit dhe Milani.

Ashtu si para çdo derbi tifozëve iu intereson se me çfarë formacioni pritet të luajnë skuadrat.

Sipas Sky Sport thuhet se Luciano Spalletti pritet t’i besojë Matto Politanos para Ketia Baldes, ndërsa Roberto Gagliardini është favorit para Matias Vecinos.

Në anën tjetër trajneri Gennaro Gattuso ka vetëm një dyshim, Davide Calabria apo Ignazio Abaten, por me shumë mundësi vendin në formacionin startues do ta fitojë ky i fundit.

Më poshtë keni formacionet e mundshme për të dy skuadrat:

Inter (4-2-3-1): Handanovic, D’Ambrosio, de Vrij, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi. Allenatore: Luciano Spalletti.

Milan (4-3-3): Donnarumma; Abate, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Higuain, Calhanoglu. Allenatore: Rino Gattuso. /Telegrafi/