Inter me ofertë të re drejt Icardit

E publikuar: 20/02/2019 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi do t’i ofroj Maurer Icardit, -ish-kapitenit dhe golashënuesit më të mirë, një kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2024.

Sipas të përditshmes italiane, “Calciomercato” drejtori sportiv i klubit italian, Giuseppe Marrota është i gatshëm të qetësojë tensionet mes ekipit dhe lojtarit, ku këtij të fundit do t’i ofrohet një kontratë e re pesëvjeçare, ku paga vjetore e futbollistit do të ishte shtatë milionë euro.

Oferta e “Nerrazurëve” është vetëm një milion euro më e ulët se sa sulmuesi dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara po kërkojnë nga menaxhmenti i klubit.

Gjithashtu kanë edhe një kërkesë për të shfuqizuar klauzolën e blerjes prej 110 milionë eurosh që nga 1 korriku deri më 15 korrik.

Është propozimi përfundimtar i kreut të Interit dhe tani mbetet në duart e 26-vjeçarit, lojtari është jashtë skuadrës pas vendimit për t’i hequr shiritin e kapitenit dhe i është dhënë portierit, Samir Handanovic.

Paga vjetore nuk është problemi më i madh për Ikardin, por heqja e klauzolës së riblerjes sepse ka interesim prej Chelseat, Real Madridit dhe Juventusit.

Ndryshe, Icardi deri më tani ka djersitur 179 herë fanellën zikaltër dhe ka shënuar 109 gola. /Telegrafi/