Inter 2-1 Sampdoria: Notat e lojtarëve, Perisic më i miri

E publikuar: 17/02/2019 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi regjistroi fiton e dytë radhazi në Serie A, këtë herë ndaj Sampdrorias në Giuseppe Meazzan me rezultat 2-1.

Golat për zikaltrit i shënuan Danilo D’Ambrosio (73′) dhe Radja Nainggolan (78′), ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Manolo Gabbiadini (76′).

Më i miri në këtë takim ishte Ivan Perisic, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Milan Skriniar, Dalber dhe dy golashënuesit e kësaj ndeshje.

Danilo DAmbrosio duke festuar golin me skuadrën (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ata që dëshpëruan në këtë ndeshje janë Matteo Politano dhe Lautaro Martinez.

Te mysafirët më i miri ishte Nicola Murru, por paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Lorenzo Tonelli, Emil Auduro dhe Dennis Preaet.

Në elementin e tij nuk ishte Fabio Quagliarella, i cili deri më tani në këtë sezon ka shënuar 16 gola, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Inter:

Sampdoria:

Në xhiron tjetër zikaltrit do të luajnë kundër Fiorentinas, ndërsa Sampi ndaj Cagliarit. /Telegrafi/