Inteligjenca artificiale mund një prej ekipeve më të mira në botë të Dota 2

E publikuar: 15/04/2019 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

OpenAI Five mundi me sukses pesë lojtarë nga ekipi OG në lojë Dota 2, një ekip veteran që ka fituar kompeticionin Valve 2018 International.

Suksesi i inteligjencës artificiale përballë OG qëndronte tek metoda agresive dhe jo konvencionale si ringjallja e menjëhershme e heronjve në fazat e para dhe përzgjedhja e heronjve me vlerë.

Ndërsa OG luftoi mirë, nuk përballoi dot OpenAI për më shumë se 30 minuta raundi. Por ka më shumë. OpenAI demonstroi sesi Five mund të luante përballë njerëzve dhe të mësonte nga stilet e tyre të lojës.

Megjithatë mos mendoni se është perfekte. Zakonisht OpenAI zgjedh strategji afatshkurtra dhe mund të luajë vetëm sipas disa rregullave të caktuara.

Njerëzit janë më mirë në strategji afatgjata dhe OG mund të kishte fituar nëse AI nuk do të kishte krijuar avantazhin në fillim.

OpenAI është mjaftueshëm i fuqishëm jo vetëm për të shënuar sukses në Dota 2, por edhe në lojëra të tjera. Teknikat e mësuar këtu logjikisht mund të aplikohen edhe në robotë dhe detyra të tjera që nuk kanë të bëjnë me lojërat.

Ky ishte demonstrimi i fundit publik i OpenAI. /PCWorld Albanian