Inteligjenca artificiale, ky vend ka rritur kërkimin me 400% në këtë fushë

E publikuar: 13/12/2018 03:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Afro 87% e kërkimeve në fushën e inteligjencës artificiale vinë nga bota e akademisë sipas të dhënave të publikuara nga Ai Index ditën e sotme.


Ndërsa është shndërruar në trend në vitet e fundit, iniciativat e reja në Kinë në drejtim të inteligjencës artificiale janë rritur ndjeshëm me mbështetjen direkt të qeverisë Kineze.

Letrat kërkimore me mbështetjen e qeverisë janë rritur me 400% nga 188 në 2007-ën në 957 në 2017-ën thotë raporti.


Për të njëjtën periudhë qeveria Amerikane ka parë një rritje me 90% nga 351 në 670 letra kërkimore. Evropa vetëm 55% nga 953 në 1,481 letra kërkimore.

Të dhënat tregojnë një investim të lartë në 10 vite dhe me këtë ritëm shumë shpejtë do të kalojë edhe Evropën.

Qeveria Kineze gjithashtu ka avantazhin unik të bashkëpunimit të ngushtë mes kompanive si Tencent dhe Alibaba me autoritetet. Kështu kompanitë teknologjike përfitojnë financime nga qeveria ndërsa kjo e fundit përfiton nga resurset e tyre për të shndërruar të dhënat në produkte të inteligjencës artificiale. /PCWorld Albanian