‘Intelektualët’ shpalosën një flamur gjigant në Malmo

E publikuar: 18/07/2018 00:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tifozët e flaktë të Dritës, ‘Intelektualët’, nuk kanë munguar në ndeshjen kthyese të skuadrës së tyre të zemrës në Malmo.

Në Swedbank Stadion, kampioni i Kosovës ka zhvilluar ndeshjen kthyese raundit të parë kualifikues në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndërsa tifozët shqiptarë kanë udhëtuar për ta përcjellë ndeshjen, për më shumë, ata janë kujdesur edhe për koreografi.

Në stadiumin e Malmos, ata kanë shpalosur një flamur gjigant kombëtar.

“Shqipëri etnike”, është përshkrimi i fotografisë që tifozët e Dritës e kanë publikuar në Facebook.

Kujtojmë që Drita pësoi me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese si mysafir i Malmos.

Ekipi nga Kosova kishte humbur edhe në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë (3-0) dhe kështu u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Mirëpo, Drita do të vazhdojë të jetë pjesë e garave evropiane, meqenëse do të luajë në raundin e dytë kualifikues të Europa League. /Telegrafi/