Intel prezantoi dy procesorë të rinj Xeon ku njëri ka 48 bërthama dhe 12 kanale memorie

E publikuar: 06/11/2018 07:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Intel prezantoi dy anëtarë të rinj të familjes së procesorëve Xeon: i pari i përket linjës Cascade, gjeneratës së re të procesorëve Intel Xeon të cilët do të debutojnë në gjysmën e parë të 2019-ës.


I dyti është procesori Intel Xeon E-2100, një procesor me një fole të vetme me gjashtë bërthama dhe në shitje nga dita e sotme.

Procesori i avancuar Cascade Lake është dizajnuar për fuqi kompjuterike të lartë, për inteligjencën artificiale dhe “infrastructure-as-a-service” (IaaS).


Ofron kanale memorie më shumë se çdo procesor tjetër. Ai ka 48 bërthama procesorike dhe 12 kanale memorie DDR4.

Ndërsa procesori Intel Xeon E-2100 vjen për serverët e rangut të ulët. Ai ka në përbërje softuerin Intel Guard Extensions për sigurinë e të dhënave.

Në 2017-ën Intel ka grumbulluar mese 1 miliardë dollarë të ardhura nga procesorët Intel Xeon të përdorur gjerësisht tek qendrat e të dhënave dhe inteligjencën artificiale. /PCWorld Albanian