Intel nxjerr në shitje SSD-të e para Optane për desktopët dhe kompjuterat e punës

E publikuar: 31/10/2017 00:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gejmerat dhe entuziastët e kompjuterave presin prej kohësh mbërritjen e teknologjisë Intel Optane e cila rrit potencialin dhe performancën e SSD-ve deri në atë pikë sa të përdoret edhe si memorie shtesë për një RAM normal.

Deri tani përdoruesit kanë shtënë në duar këtë teknologjisë vetëm si akselerator sistemi i cili funksionon me hardisqet aktuale ndërsa Intel ishte fokusuar kryesisht në qendrat e të dhënave.

Por e gjitha kjo ndryshon me debutimin e linjës Optane SSD 900P të cilët janë dizajnuar për kompjuterat desktop dhe kompjuterat e punës së sipërmarrjeve.

Të disponueshëm në 280GB dhe 480GB, SSD-të e reja vinë me U.2 dhe HHHL. Me teknologjinë 3D XPoint, Optane premton shpejtësi 7 herë më të larta sesa SSD-të NVMe.

Sipas Intel këto SSD kanë shpejtësi leximi prej 2500MB/s dhe shkrimi 2000MB/s.

Megjithatë ato nuk janë pa të meta. Ata vinë me një garanci 5 vjeçare dhe konsumojnë më shumë fuqi se rivalët.

Modeli 280GB do të kushtojë 389 dollar ndërsa modeli 480GB plot 599 dollar. Ato janë në shitje nga data 27 Tetor. /PCWorld Albanian