Intel mohon raportimet për anulimin e arkitekturës 10 nanometër Cannon Lake

E publikuar: 23/10/2018 01:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çipet 10 nanometër të Intel me emrin e koduar Cannon Lake duhej të kishin mbërritur në 2016-ën.


Shtyrjet e vazhdueshme kanë bërë që industria të mendojë se çipet mund të jenë anuluar përgjithnjë.

Një raport i publikuar ditën e sotme nga SemiAccurate i cili thoshte se Intel ka anuluar arkitekturën në fjalë u hodh poshtë nga ky i fundit.


Në raportin e fundit financiar Intel thoshte se çipet 10 nanometër duhet të vinë në 2019-ën.

Kjo shtyrje ka shtuar spekulime se edhe Apple është duke elaboruar zëvendësimin e procesorëve Intel me procesorë prodhuar nga vetë Apple pas 2020-ës.

2018-ta turbulente për Intel kulmoi me largimin e CEP Brian Krzanich. Tashmë kompania lufton për të ardhmen e saj ndërsa konkurrentët po i rrëmbejnë pjesë tregu. /PCWorld Albanian