Intel lançon në verë gjeneratën e 9-të të procesorëve

E publikuar: 22/03/2019 01:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Intel ka premtuar të lançojë gjeneratën e 9-të të procesorëve Intel Core H në tre mujorin e dytë të 2019-ës.

Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi për PCWorld se çipet e ardhshme do të bazohen në arkitekturën 14-nanometër Coffee Lake.

Përfitimet më të mëdha do ti kenë laptopët e lojërave sidomos ato lojtarë të preferojnë të regjistrojnë titujt AAA pa u shqetësuar të ngecje apo performancë të dobët.

Këto makineri gjithashtu do tu shërbejnë edhe krijuesve që duan të përdorin programe intensive të editimit të videove.

Intel së fundi ka rimodeluar Qendrën e Komandës së Grafikave ndërsa përgatitet për debutimin e kartës së parë diskrete në 2020. Aplikacioni i përditësuar mund të identifikojë automatikisht një lojë dhe ta optimizojë.

PCWorld që ka pasur në duar një version të hershëm të tij thotë se aktualisht vetëm 30 titujt njihen nga aplikacioni por Intel ka premtuar të shtojë më shumë.

Së fundi prodhuesi i çipeve tha se me ndihmën e inteligjencës artficiale është duke ndërtuar mjetet e duhura të moderimit të cilat do të adresojnë sjelljen toksike të përdoruesve në bisedat me zë gjatë video lojërave. /PCWorld Albanian