Intel dhe AMD do të ndërtojnë një procesor Intel me grafika Radeon të integruara

E publikuar: 07/11/2017 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mund tu duket çmenduri por është e vërtetë: rivalët e përjetshëm AMD dhe Intel kanë bashkuar forcat për të dizajnuar një mikroprocesor Intel me grafika të përshtatura AMD duke premtuar më shumë performancë për laptopët e hollë të lojërave.

Ekzekutivët e dy kompanive AMD dhe Intel thanë se çipi i kombinuar AMD-Intel do të jetë një evolucion i gjeneratës së 8-të. Ai do të debutojë në tre mujorin e parë të 2018-ës.

Edhe pse të dy kompanitë kanë kontributin e tyre në ndërtimin e çipit, ky është një projekt i Intel dhe është ky i fundit që ka kërkuar ndihmën e AMD.

AMD do të ndërtojë një bërthame grafike të përshtatur ngjashëm me konsolat Xbox One X dhe Sony PlayStation 4.

Procesori Intel Core dhe bërthama grafike Radeon do të kombinohen me memorien e gjeneratës së re të bandwidth-it të lartë, HBM2.

Ky bashkëpunim mes kompanive përbën një moment të radhë ku dy rivalët të përbetuar gjejnë harmoninë mes tyre. Rivaliteti i tyre filloi në 1975 me mikroçipin Intel 8080.

AMD gjendet mes dy betejash, Intel dhe Nvidia. Dy të fundit nuk gëzojnë aspak marrëdhënie të mira me njëri tjetrin ndërsa Intel ka paguar të paktën 1.5 miliard dollar licencim patentash.

Për Intel-in vlen shprehja: Armiku i armikut tim, është miku im! /PCWorld Albanian