Instituti për Trajnim dhe Zhvillim në RIT Kosovë (A.U.K), ka hapur aplikimin për projektin TechUp

E publikuar: 08/05/2019 18:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të gjithë ju që keni pasion programimin dhe synoni të zhvilloni karrierë në këtë fushë, projekti Techup është një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e aftësive në programim përmes trajnimeve që do të ofrohen në modulet: Java Programming, Go Programming, Python, dhe DevOps. Kandidatët e përzgjedhur do të ndjekin 84 orë trajnim duke filluar nga muaji Qershor, dhe 3 muaj punë praktikë me pagesë në kompanitë bashkëpunuese në këtë sektor.

Këto gjuhë programuese janë në kërkesë të lartë në sektorin e punës në TIK  në Kosovë dhe jashtë vendit, duke marrë parasysh zhvillimet teknologjike. Qëllimi i projektit TechUp është që të ndihmojë në formimin akademik të programerëve dhe në të njëjtën kohë të rrisë nivelin e punësimit në fushën e TIK-ut në Kosovë, përmes trajnimeve profesionale dhe punës praktike. Aftësimi profesional i të rinjve në këtë fushë është e nevojshme për zhvillimin e sektorit të TIK-ut, si fushë kyqe për zhvillimin ekonomik dhe punësimin në Kosovë.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18 vjeçare. Përparësi do të kenë: kandidatët e  papunësuar; studentët e diplomuar në studimet universitare ose studentët të cilët janë dukë vijuar studimet në vitin e fundit në Universitet; dhe kandidatët të cilët kanë njohuri paraprake në TIK.

Aplikimi mbyllet me datën 20 Maj.

Projekti TechUp mbështetet nga organizata GIZ përmes projektit të tyre “Krijimi i vendeve të punës përmes promovimit të eksportit” dhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe implementohet nga RIT Kosova (A.U.K).

Për më shumë informata kontaktoni: [email protected]

Aplikoni tani!