Instituti Ndërkombëtar i Medias reagon pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla

E publikuar: 23/12/2020 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Ndërkombëtar i Medias ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Përmes Twitterit ky Institut ka bërë thirrje që autoritetet kosovare të vënë para drejtësisë të ndaluarin e dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Syla.
Autoritetet në Kosovë duhet të sigurohen që i dyshuari që është në mbajtje për sulmin ndaj Valon Sylës në pikë të ditës të vihet para drejtësisë. Pas një kampanje linçuese, Syla është sulmuar nga tre persona në Prishtinë dhe i është kërkuar që të mos shfaqet më në television dhe media”, thuhet në reagim.