Instituti Kanadez i Teknologjisë organizon garën kibernetike @CIT Hakathon 2018

E publikuar: 21/02/2018 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më 23-24 Shkurt, Instituti Kandez i Teknologjisë mirëpret garën kibernetike @CIT Hakathon 2018 në përpjekje për të promovuar sigurinë kibernetike dhe përballjen me sfidat që ajo sjell.

Aktiviteti organizohet nga CIT me mbështetjen e Kryeministrit, kompanisë së telekomunikacionit ABCOM dhe Qendrës Protik.

Të gjithë hakerët shqiptarë që do të marrin pjesë, do të mund të testojnë aftësitë e tyre në fushën e sigurisë kibernetike me disa sistem informacioni që qeveritë Shqiptare.

Më të mirët do të kenë mundësi reale punësimi si një inxhinier sigurie, bursë të plotë për programin e Sigurisë Kibernetike pranë CIT dhe internet të shpejtësisë së lartë nga kompania ABCOM.

I organizuar përgjatë dy ditëve, gara e vërtetë pritet të shpaloset ditën e dytë, 24 Shkurt.

Axhenda e aktivitetit vijon si mëposhtë:

Të Premten, 23 Shkurt 2018

5:00 PM – CIT Premises

  • Pjesëmarrësit do të mirëpriten pranë ambienteve të cilët do të kenë në dispozicion kompjutera dhe mjete bazike për skanimin dhe eksplorimin e sistemit
  • Sistemi i ofruar do të sigurohet përmes LAN
  • Protokollet, skenarët dhe procedura do të shpjegohen në fillim të aktivitetit

Gjithashtë pjesëmarrësit janë të lirë të sjellin pajisjet e tyre me vete, por në të tilla raste duhet specifikuar në formularin e aplikimit.

Të Shtunën, 24 Shkurt 2018

8:30 AM – Kafe Mëngjesi

9:00 AM – Fillon puna aty ku ishte lënë një ditë më parë

12:00 AM – garuesit do të vijojnë me skanimet dhe testimet dhe raportimin e gjetjeve

(Raportimet nuk duhet të dërgohen më vonë sesa 12:10 AM)

12:30 – 13:00 – Juria do të takohet dhe vlerësojë gjetje si dhe të shpallë fituesit në dhomën e konferencave të CIT.

14:00 – Mbyllja e aktivitetit

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë mund të regjistrohen përmes kësaj lidhjeje: https://www.eventbrite.co.uk/e/meet-cit-hackathon-2018-tickets-42936246469