Instagram teston postimet e rekomanduara

E publikuar: 15/12/2017 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instagram po ndryshon kjo falë opsioneve të reja si ndjekja e hashtageve dhe fokusi i veçantë i treguar ndaj historive të adoptuara vitin e kaluar.

Megjithatë këto nuk janë ndryshimet më themelore që pritet të mbërrijnë. Instagram së fundi konfirmoi testimin e postimeve të rekomanduara të cilat do të kenë në përbërje imazhe nga përdorues që nuk i ndiqni.

Një funksion në testim, “postimet e rekomanduara” do të tregojnë postime të cilat janë pëlqyer apo komentuar nga miqtë por edhe sugjerime të algoritmave.

Me këtë ndryshim Instagram do të adoptonte qasjen e Facebook ku nuk shfaqen vetëm postime nga miqtë.

Shpërndarja e postimeve është një tjetër veçori që Instagram po teston. Vitin e kaluar rrjeti social i fotografive ndryshoi kronologjinë e postimeve që shfaqeshin sipas kohës së postimit në një kryefaqe e cila moderohet nga një algoritëm.

Lejimi i ndjekjes së hashtageve gjithashtu mund të ndryshojë mënyrën sesi përdoruesit ndërveprojnë në platformë.

Kalimi nga një rrjedhë kronologjike e postimeve në postime të moderuara nga algoritmi nuk është aq drastik sa algoritmi i Facebook. /PCWorld Albanian