Instagram teston dizajnin e ri të profileve

E publikuar: 22/11/2018 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Twitter nuk është i vetmi rrjet social që po luan me pamjen e profileve. Instagram ka nisur testimet me profilet e faqeve për ti pastruar dhe për ti bërë më të lehta për tu përdorur.


Ndryshime variojnë nga ndryshime butonash, ikonash dhe tabesh navigimi.

Testimet do të vijojnë për disa javë, por kompania nuk foli për arsyet e këtyre ndryshimeve.


Shërbimi ka nisur një rivlerësim nga e para për të reaguar ndaj kritikave si dhe ndaj manipulimit të madhësisë së audiencave.

Kjo mund ti nxisë njerëzit të vizitojnë profilet e miqve dhe faqeve më shpesh.

Detaji më interesant i dizajnit të ri është zvogëlimi i hapësirës së numrit të ndjekësve duke vënë në fokus profilin dhe foton.

Butonët “Follow” dhe “Message” janë vendosur poshtë të dhënave, bio, emrit dhe fotos së profilit.

IGTV gjithashtu shfaqe në një tab më vete krahas fotove dhe postimeve të etiketuara.

Instagram tha se do të vijojë me eksperimentet dhe ndryshime janë plotësisht të bazuara në feedbackun e përdoruesve. /PCWorld Albanian