Instagram, tani mund të dërgoni mesazhe zanore në mesazhet direkte

E publikuar: 12/12/2018 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instagram lançoi një funksion të ri ditën e sotme, dhe bëhet fjalë për mesazhet zanore në mesazhet direkte.


Përdoruesit mund të dërgojnë mes tyre mesazhe zanore deri në 1 minutë në biseda private apo edhe biseda në grup.

Funksioni është i disponueshëm nga dita e sotme në iOS dhe Android.


Përdoruesit mund të regjistrojnë një mesazh zanor duke mbajtur shtypur butonin e mikrofonit. Mesazhi dërgohet automatikisht ku e lëshoni këtë buton.

Ky funksion është i disponueshëm në Facebook Messenger prej vitesh. Mesazhet zanore janë shndërruar gradualisht në metodën e preferuar të komunikimit në platforma si WeChat apo WhatsApp. /PCWorld Albanian