Instagram shton një opsion të ri

E publikuar: 04/05/2018 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instagram në heshtje ka shtuar një tipar të pagesave brenda aplikacionit në formë testi që shfaqet për disa përdorues. Ky funksion i lejon përdoruesit të shtojnë një kartë krediti ose debiti dhe një pin për siguri shtesë.

Pas konfigurimit fillestar, përdoruesit mund të bëjnë blerje nga Instagram. Aktualisht, disa përdorues janë në gjendje të rezervojnë takime në Spa dhe restorante përmes një integrimi të palëve të treta me aplikacionin Resy mbi rezervimin e restoranteve.

Instagram konfirmoi se përdoruesit janë në gjendje të rezervojnë shërbime nga një numër i kufizuar biznesesh në platformë. Funksioni i pagesave duket të jetë një vazhdim i planeve të Instagram-it nga marsi 2017 për t’i dhënë profileve të biznesit mundësinë për t’i lejuar përdoruesit të rezervojnë shërbimet e tyre.

Ky opsion është shfaqur vetëm për disa përdorues, edhe pse në njoftimin e marsit, Instagram tha se do të hapte funksionin më vonë në vitin 2017. Duket se kurrë nuk ka ndodhur, dhe publikimi është bërë vetëm tani, megjithëse në një fazë testimi.

Duke pasur parasysh se sa bloger në Instagram tashmë promovojnë produkte të ndryshme ka shumë biznese që mund të përdorin këto veçori nëse Instagram vendos të zgjerojë plotësisht pagesat brenda aplikacionit. /PCWorld Albanian