Instagram pasuron historitë me sondazhe

E publikuar: 05/10/2017 04:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muajin e kaluar Snapchat lançoi sondazhet të cilat fituan një popullaritet të lartë në mesin e moshave të reja të platformës.

Instagram po ndjek hap pas hapi me sondazhet e saj brenda historive. Krahas një sticker-i të vendodhjes, përdoruesit mund të shtojnë një sondazh me dy përgjigje dhe ndjekësit tuaj mund tu përgjigjen me një të klikuar.

Secili do të ketë mundësi të shkruajë pyetjet e tij dhe të përcaktojë përgjigjet. Miqtë do të shohin rezultatet sapo të përgjigjen një sondazhi e madje do të mësojnë se sesi kanë votuar të tjerët.

   

Me sondazhet, Historitë e Instagram do të bëhen më interaktive dhe jo thjeshtë diçka kalimtare.

Një tjetër veçori e publikuar ditën e sotme është kopjimi i ngjyrave nga një objekt për ta përdorur në një tekst brenda fotos. Gjithashtu nivelimi dhe vendosja në qendër e teksteve dhe sticker-ave është më e lehtë.

Duke implementuar veçori të tilla të marra jo vetëm nga Snapchat por edhe aplikacione të tjera, tregojnë se Instagram ka zgjedhur përdoruesin përpara krenarisë së tij.

Sa popullore mund të rezultojnë sondazhet? Polly ka arritur 20 milion përdorues në iOS, një aplikacion i cili mbivendos sondazhet në aplikacionet si Snapchat. /PCWorld Albanian