Instagram heq mbi 1 mln postime që përmbajnë…

E publikuar: 14/11/2019 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjeti social Instagram ka hequr 1.6 milionë foto dhe video që përmbajnë ankth, vetëvrasje dhe postime të dëmshme që shkaktojnë tek individët gjendje depresive.

Një veprim i tillë vjen menjëherë pas një varg skandalesh të fundit që kanë përfshirë këtë rrjet social. Vetëm në vitin 2017, 14-vjeçari Brit Molly Russell kreu vetëvrasje pas imazheve grafike që kishte parë në Instagram.

Në raportin që Facebook i dërgoi Instagram përcaktoheshin llogaritë dhe postimet që duhet të hiqeshin. Veprimet përfshijnë postimet që nga muaji Mars deri në nëntor të këtij viti.

Midis prillit dhe qershorit, Facebook ka larguar  835,000 postime të konsideruara të dëmshme nga Instagram./tvklan.al