Inspektorët dhe Policia nisin aksion nëpër kafiteri pas rasteve të fundit me koronavirus

E publikuar: 13/06/2020 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus ka bërë që të mobilizohen institucionet.

Sot, Policia e Kosovës bashkë me inspektorët kanë dalë nëpër kafiteri në Prishtinë, pastaj në tregje e institucione të ndryshme private, transmeton Gazeta Express.

Kjo ka ndodhur për të monitoruar dhe kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Për këtë ka shkruajtur edhe drejtori i Inspektoratit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruajtur ai.

Sonte u konfirmuan gjithsej  53 raste me koronavirus, teksa dy ditët e fundit gjithësej 111.