Inspektorati rrënon objektet që kanë uzurpuar trasenë e hekurudhës në Prizren

E publikuar: 18/09/2018 09:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati i Komunës së Prizrenit, të hënën, ka filluar aksionin për lirimin e trasesë së hekurudhës nga uzurpimet e ndryshme.

Sipas tyre, në orët e para të këtij aksioni nuk ka pasur ndonjë kundërshti nga palët që e kanë shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar pronën e “Infrakosit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaqi, ka pohuar se aksioni ka filluar prej stacionit hekurudhor dhe se në fazën e parë do të shtrohet deri te autostrada.

“Ashtu siç jemi zotuar dhe bazuar në marrëveshjen me ‘Infrakosin’ sot kemi filluar aksionin për pastrimin e hekurudhës nga uzurpatorët e ndryshëm. Deri në momentin e raportimit s’ka pas rezistencë apo ndonjë incident. Në disa pika qytetarët kanë filluar sot që ta lirojnë hapësirën e uzurpuar, kur e kanë parë se aksioni po zbatohet me seriozitet”, ka thënë Thaqi…