Inspektorati i Punës: Të kthehet Basri Ibrahimi në pozitën e kryeshefit të ‘Trepçës’

E publikuar: 08/06/2020 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inspektorati i Punës me anë të një vendimi e ka kthyer në detyrë kryeshefin ekzekutiv të kombinatit “Trepça”, i cili ishte të shkarkuar në kohën e Qeverisë së së Albin Kurtit.

Basri Ibrahimi ishte kryeshef ekzekutiv i “Trepçës”, por u shkarkua nga bordi i përkohshëm, i emëruar nga Qeveria Kurti.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vetë Ibrahimi.

“Po është e vërtet që Inspektorati i Punës ka vendosur që ta anuloj atë vendim. Ku pas kësaj pritet të kthehem në pozitën e mëhershme”, tha Ibrahimi.

Vendimi i Inspektoratit të Punës

Anëtarët e ri të bordit të përkohshëm të “Trepçës”, të emëruar në muajin mars, janë Sylejman Hyseni, kryesues dhe drejtor i bordit, Bahri Hyseni, drejtor, Shyqri Kelmendi drejtor dhe Shyqri Sadiku, përfaqësues i punëtorëve.