Inspekcioni në aksion, inspekton kafiteritë në Mitrovicë

E publikuar: 07/08/2020 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë ka vazhduar edhe sot inspektimin nëpër kafiteritë atje për të parë nëse po respektohen masat ndaj COVID-19.

Gjatë inspektimit, menaxherëve të lokaleve iu është kërkuar që të respektojnë masat mbrojtëse, maskat dhe distanca fizike në lokale.

Ndërsa në lokalet ku nuk u respektuan masat e vendosura nga institucionet shëndetësore, janë vendosur shiritat për krijimin e distancës mes tavolinave.

“Gjatë inspektimit, nga menaxherët e lokaleve është kërkuar respektimi i të gjitha masave mbrojtëse (maska) dhe distanca e duhur brenda lokaleve, si masë preventive për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, me ç’ rast në ato lokale ku nuk është respektuar masa janë vendosur shirita për krijimin e distancës mes tavolinave”, thuhet në komunikatë për media.

Qëllimi i këtyre aksioneve është vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia, dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse janë vitale për ruajtjen e shëndetit.

Drejtoria e Inspekcionit bënë të ditur se do të vazhdojë me aksione të tilla, me shpresën që kjo pandemi të kaloj sa më parë.