Inskenon rastin e rrëmbimit në Ferizaj – arrestohet i dyshuari

E publikuar: 11/03/2019 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka arrestuar një 22 vjeçar në Ferizaj, pasi që dyshohet se i njëjti kishte inskenuar rastin e rrëmbimit të tij.

Me datë 10.03.2019, i dyshuari me inicialet D.Z. ishte paraqitur me emër të rrejshëm me mesazh dhe kishte kërkuar nga motra e tij 200 euro, duke i thënë se vëllai i saj është rrëmbyer, transmeton Klan Kosova.

“Rasti është paraqitur në polici ku menjëherë kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast. Më vonë nga motra e cila kishte paraqitur rastin kemi pranuar informatën se i njëjti është kthyer në shtëpi”.

“Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin si dhe  pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të rrëmbimit nga vet ai”.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”.