Inskenon kidnapimin e së bijës, për të vetëdijësuar prindërit që lënë fëmijët pa mbikëqyrje (Video)

E publikuar: 28/04/2018 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një baba nga Surgut i Rusisë, angazhoi një aktor për t’ia ‘kidnapuar’ të bijën nga parku i lojërave, që të ngre vetëdijen mbi fëmijët që lihen të luajnë vetëm.

Derisa vajza lëshohej në tobogan, nëna e cila ishte larguar për arsye të panjohura, mbeti e shtangur kur nuk po e shihte vajzën e saj askund, transmeton Telegrafi.

Inskenimi që mund ta shihni më poshtë, ka ngjallur reagime të shumta, shkaku i frikësimit të vogëlushes, që mund të mbetej me pasoja të konsiderueshme.

“Desha t’i tregoj gruas sime dhe të gjithë tjerëve, që nuk bën të lihen fëmijët vetëm. Vajza ime është qetësuar dhe tani është mirë”, ka shkruar babai, pas kritikave të shumta. /Telegrafi/