Insigne mund të luajë ndaj Interit, stërvitet i ndarë nga skuadra

E publikuar: 20/10/2017 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më në fund një lajm i mirë për tifozët e Napolit.

Lorenzo Insigne është stërvitur sot (e premte) edhe pse i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës.

Nëse gjërat shkojnë sipas planit të rikuperimit, italiani do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Interit.

Insigne u lëndua në humbjen ndaj Manchester City të martën në Ligën e Kampionëve dhe kështu menjëherë u përfol për një mungesë disa javësh të tij.

“Lorenzo Insigne, i cili lëshoi fushën në pjesën e dytë ndaj Man Cityt në Ligën e Kampionëve, sot ka bërë stërvitjen e parë pas dy ditëve në terapi”, ka shkruar Napoli në faqen zyrtare.

“Sulmuesi gjithashtu bëri stërvitje taktiko-teknike”, përfundojnë napolitanët.

Aktualisht Napoli renditet i pari me 24 pikë, dy më shumë se Interi në një pozitë më poshtë. /Telegrafi/