Iniesta: Nuk dua të takohem me Realin ose Sevillën

E publikuar: 14/03/2018 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona është skuadra e radhës që ka arritur të siguroj një biletë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit kanë triumfuar me rezultat të përgjithshëm 3-0 kundër skuadrës së Chelseat.

Pas takimit ka folur kapiteni blaugranave, Andres Iniesta, duke treguar se me cilat klube nuk do të donte të takohej në këtë fazë të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Messi duke e festuar golin e tretë të Barcës ndaj Chelseat në Camp Nou (Foto: Getty Images)

Ai ka pohuar se nuk dëshiron të takohet me skuadrat spanjolle, përkatësisht me Real Madridin dhe Sevillën.

“Gjithçka sot shkoi mirë. Ne jemi të bekuar që kemi Messin. Nuk i dua ekipet spanjolle në çerekfinale, sepse ne e njohim shumë mirë njëra – tjetrën”, tha Iniesta.

Ndryshe, Barcelona triumfoj në saje të dy golave të Lionel Messit dhe një të Ousmane Dembeles.

Theksojmë se shorti do të hedhet të premten në Nyon të Zvicrës, ku katalunasit do të mësojnë kundërshtarët e radhës. /Telegrafi/