Iniesta: Neymar do të më mërziste nëse transferohet te Reali

E publikuar: 15/12/2017 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neymar raportohet se do të kthehet në ligën elitare spanjolle.

Ish-sulmuesi i Barcelonës thuhet se gjatë afatit kalimtar të verës do të transferohet te Real Madridi.

Kjo lëvizje e lojtarit do ta mërziste shumë ish-bashkëlojtarin dhe kapitenin e Barcës, Andres Iniestan.

“Gjithçka është e mundshme në botën e futbollit”, pohoi Iniesta për El Mundo Deportivon.

“Kemi parë shumë transferime që dukeshin të pamundura. Nëse Neymari kalon në Madrid do të më mërziste. Do ta forconte rivalin direkt, por nuk jam i brengosur për këtë”, shtoi spanjolli.

Kujtojmë se reprezentuesi brazilian është transferuar gjatë verës në Paris Saint-Germain për shumën prej 222 milionë euro.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani ka luajtur 12 ndeshje për parisienët ku ka realizuar nëntë gola. /Telegrafi/