Iniesta: Mourinho krijoji urrejtje, nuk kishte më rivalitet mes Barcelonës dhe Real Madridit

E publikuar: 27/11/2018 01:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Andres Iniesta ka përjetuar shumë momente të lavdishme me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës, ku ka fituar shumë trofe.

Por ai ndalet e kujton kohën kur kishte tensione mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Sipas tij Jose Mourinho ishte ai që i krijoi ato situata.

“Nuk është e nevojshme të jesh me Barcelonën, apo Realin, për të kuptuar së në atë kohë u krijua një situatë e pakëndshme”.

“Elementi kyç i të gjithë kësaj historie ishte Jose Mourinho. Ai që nuk dëshiron ta shohë këtë, kalon në radikalizëm”.

“Në atë kohë nuk shihje rivalitetin e përjetshëm, shihje urrejtje, teksa u kalua çdo kufi dhe u krijua një ambient i padurueshëm”, kujton Iniesta.

Lojtari aktualisht është në Japoni ku në intervistën e fundit ka folur edhe për një kohë të tij depresive, ku ka përdorur edhe pilula gjumi. /Telegrafi/